E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO/ Në skarpatat e rrugës së Arbrit në Plan të Bardhë ende nuk ka nisur puna

Megjithëse është dhënë një tender i majmë me afro 10 milion euro, punimet për rivitalizimin e skarpatave në segementin e rrugës së Arbrit,Ura e Vashës–Qaf Buall nuk duken të kenë filluar.

Gjatë një vëzhgimi të bërë këtë të shtunë nga Qafa e Buallit në drejtim të Urës së Vashës jo vetëm që nuk vumë re mjete të punonin por as ndonjë gjurmë që mund të kenë nisur punimet deri të paktën në dalje të fshatit Plan i Bardhë.

Sipas të dhënave në faqen e Agjensisë së Prokurimit Publik, kontrata me operatorët ekonomik fitues “Selami shpk”, “Company Riviera 2008” dhe “Garden Line” është lidhur që me datë 25 Nëntor të vitit të kaluar.

Por edhe pse afati i mbylljes së kontratës është 18 Muaj, puna në terren ende nuk ka nisur. Deri tani, sipas informacioneve në këtë segment po punohet vetëm për trasenë e rrugës të cilën e ka firma “Gjoka Construction”.

Autoriteti Rrugor Shiqptar akordoi pak muaj më parë nëpërmjet dy tenderimeve më shumë se 20 milion euro për rivitalizimin e skarpatave të dy segmenteve të rrugës së Arbrit, atij të Shkallës së Tujanit në afërsi të Tiranës dhe në fshatin Plan i Bardhë, Ura e Vashës–Qaf Buall. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit