Edhe pse duhen afro 4 muaj e gjysmë nga përfundimi i afatit zyrtar për ndërtimin e urës në hyrje të qytetit të Klosit, punimet kanë ecur me ritme të shpejta.
Këtë të premte është bërë vendosja e trarëve pas ndërtimit të këmbëve të kësaj ure. Për të parë nga afër punimet ishin edhe drejtues të Bashkisë Klos dhe të firmës zbatuese të projektit.
Dy mjete tip vinç kanë bërë të mundur vendosjen e trarëve që kanë gjatëtësi prej afro 17 metra. Pas këtij procesi, inxhinierët thonë se do të nisë faza finale me shtresën e urës dhe asfaltimin e saj.
Ndërtimi i urës në hyrje të qytetit të Klosit ishte kthyer në një dosmodoshmëri për qytetarët e kësaj bashkie të cilët rrezikonin jetën sa herë kalonin në të.
Më problem ishte kalimi i nxënësve të shkollave aty pranë pasi duhej të lëviznin në të njëjtën hapsirë me automjetet.
Ura e re që pritet të përfundojë brenda një muaji do të ketë hapsira të dedikuara për këmbësorët dhe automjetet. /btvnews.al