Për ditën e sotme moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura kryesisht në pjesën e parë të ditës deri në orët e pasdites.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në pjesën tjetër të ditës, moti përsëri do jetë i kthjellët në të gjithë territorin.
Sa i përket fushës termike pritet rritje graduale në të dyja vlerat por më e ndjeshme rritja pritet të jetë në vlerat e mesditës./btvnews.al