Vizitorët e Teqes së Bllacës shumë shpejt do ta kenë më të lehtë për të shkuar në këtë vend të shenjtë.
Bashkia e Bulqizës në një njoftim në mediat sociale, bën me dije se shumë shpejt do nis puna për rrugën e re.
“Vizitorët e Teqesë së Bllacës do ta kenë më të lehtë vizitën në vendin e shenjtë, falë rrugës që do të nisim të ndërtojmë së shpejti.
Lajmin e mirë e ndau Kryetari i Bashkisë Bulqizë z.Lefter Alla me Baba Halil Curri, me të cilin bisedoi jo vetëm mbi nevojat e zonës në tërësi, por edhe ato specifike për besimtarët nga mbarë Bulqiza që e vizitojnë Teqenë gjatë gjithë vitit“, është ky njoftimi i bashkisë./btvnews.al