Tërmeti në Turqi ka shkaktuar gati 30 mijë viktima, por nën rrënoja ka ddhe mrekulli.
Një 35-vjeçar në Turqi u shpëtua pas më shumë se 6 ditësh. Sipas mediave vendase ai kishte mbetur nën rrënoja dhe u nxorr i gjalë nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Ai u gjet nën gërmadhat e një ndërtese 6-katëshe pas kontrolleve nga ekipet e shpëtimit.Për nxjerrjen e tij u punua mbi 5 orë nga ekipet rumune.
Tashmë skuadrat e kërkim-shpëtimit janë në garë me kohën për të nxjerrë sa më shumë të mbijetuar nga tërmeti që ndodhen poshtë gërmadhave./