E enjte, 28 Nëntor, 2024

Sërish dhunë në futbollin shqiptar, sherri masiv ndërpret ndeshjen

Dhuna rikthehet sërish në futbollin shqiptar. Një prej ndeshjeve të kësaj jave është ndërprerë për shkak të një sherri masiv.

Kjo ka ndodhur në Peqin, ku protagonistë janë bërë stafet teknike. Takimi Shkumbini-Delvina është ndërprerë në minutën e 10-të për të mos vazhduar më.

Pas golit të Delvinës me autor Mustën, pati një sherr masiv dhe pas 20 minutash ndërprerje, arbitri Klajdi Qëndra ka vendosur që takimi të mos vazhdojë për arsye sigurie.

Tashmë pritet reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe organeve të tjera për këtë gjest të pahijshëm./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit