DASHI- Çiftet që kanë pasur më parë debate apo kanë kaluar një krize të ashpër, sot do ndihen më të qetë. Do i kuptojnë edhe gabimet e bëra dhe do mundohen të gjejnë mënyrën e duhur për të sqaruar çdo gjë.
DEMI- Do keni goxha vështirësi sot ju të dashuruarit dhe në shumë momente do mbylleni në vetvete. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar. Beqarët më mirë të presin edhe pak kohë para se të hedhin hapa.
BINJAKËT– Do arrini ta përmirësoni jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni të qetë pranë partnerit. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës.
GAFORRJA– Për pjesën më të madhe të çifteve kjo do jetë një ditë e bukur dhe e mbushur me momente të këndshme. Të dy palët do dinë si ta bëjnë të lumtur atë që kanë në krah dhe emocionet do jenë të forta.
LUANI– Sot do bini dakord me partnerin tuaj dhe do filloni projekte të përbashkëta me të. Kjo gjë do ju afrojë edhe më tepër se më parë. Beqarët vetëm sa do lodhen duke kërkuar dashurinë sepse nuk do jenë me fat dhe nuk do e gjejnë atë.
VIRGJËRESHA– Dita juaj do jetë plot e përplot me ndodhi të këndshme. Së bashku me partnerin do bëni edhe plane për të ardhmen. Kujdes, gjithë këto emocione mund t’iu bëjnë të humbisni drejtimin.
PESHORJA– Do jeni shume të ngarkuar me punë sot dhe keni për ta lënë pas dore partnerin tuaj. Do bëni mirë të flisni me të dhe t’ia sqaroni gjithçka para se të keni probleme.
AKREPI- Sot do jetë një ditë e shkëlqyer për ata që janë në një lidhje dhe do ju duket vetja sikur nuk janë në realitet. Shfrytëzojeni në pafundësi çdo çast. Kështu do shmangni problemet.
SHIGJETARI– Do i merrni gjërat më seriozisht sot juve që jeni në një lidhje dhe do mendoni të jetoni së bashku. Përgatituni mirë sepse jo gjithçka është fushë me lule.
BRICJAPI- Dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme në çift do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë.
UJORI– Nuk do jetë ditë favorshme për të dashuruarit kjo e sotmja, përkundrazi debatet do shtohen akoma më tepër dhe herë pas here do ndihen keq. Financat do jenë të kënaqshme, kështu që mund të përfitoni nga kjo për të kryer edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.
PESHQIT- Dashuria për çiftet nuk do shkojë shumë mirë. Do qëndroni pak larg njëri-tjetrit sot, por në fund të ditës do kuptoni se nuk mund të bëni dot pa të. Edhe për beqarët dita do jet pak delikate./btvnews.al