E enjte, 28 Nëntor, 2024

U eliminua mbrëmë nga Big Brother, Tea flet për marrëdhënien me Luzin

Tea Trifoni dha intervistën e parë në “Fan Club”, pasi natën e kaluar u eliminua nga “Big Brother VIP. Tea iu përgjigj pyetjeve për lojën, marrëdhënien me banorët dhe ndjesitë gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”.

Si ndihesh pas daljes nga shtëpia?

Më duket sikur jam mbushur me ajër, sikur kam marrë frymë dhe jam kënaqur.

Ndihesh keq që mbaroi eksperienca?

Jo, nuk ndihem keq sepse për aq sa zgjati e kam shijuar. Ishte një nga eksperiencat më të veçanta që besoj se do të përjetoj ndonjëherë. Nuk besoj se do i përjetoj së afërmi emocione aq të forta dhe aq intense në një kohë aq të shkurtër.

E ke bërë një analizë se çfarë të penalizoi? Do të doje të kishe bërë diçka ndryshe?

Unë mund të hamendësoj shumë gjëra se çfarë më ka penalizuar apo çfarë mund të mos i ketë pëlqyer publikut, por akoma nuk e kam ndezur celularin. Nuk kam lexuar akoma asgjë. Kam dashur të mësoj vetëm çfarë ka ndodhur në jetën e familjes sime dhe të miqve të mi.

Ardit Çuni: Unë kam pritur nga Tea. E kam parë atë stepjen 10 ditët e fundit. Ndoshta toksiciteti i krijuar në shtëpi e ka penguar. Mendoj se në momente të caktuara rrëshqiti. Rrëshqiti ndoshta në marrëdhënien me Luizin që nuk diti ta menaxhonte si duhet. Shpesh herë ndryshonte qëndrim.

A flisnin sytë e tu gjuhën e dashurisë kur shikoje Luizin apo jo?

Sytë e mi shohin njëlloj këdo. Nuk jam dakord që thua nuk kam pasur konsistence në qëndrimin ndaj Luizit. E kuptoj që do thoni si mund ta konsiderosh mik dikë për një kohë aq të shkurtër, por situatat aty janë aq intense, jemi vetëm me njëri-tjetrin. Aty përqendrohemi vetëm te njëri-tjetri dhe emocionet krijohen më shpejt, bëhen më të forta. Edhe miqësitë krijohen më shpejt.

Ardit Çuni: Beson në marrëdhënien me Luizin?

Në fillim nuk e beosja, por kur kam parë sytë e Kiarës dhe reagimet e Luizit gjatë asaj dasme, jam emocionuar, kështu që po. E besoj. Janë shumë të këndshëm të dy.

Nga vjen heshtja jote që ke pasur javën e fundit? Dukesh sikur pate tërheqje?

Në fillim isha më aktive duke qenë se isha më e freskët, kisha më shumë energji. Nuk isha demoralizuar nga mënyra si po shkonte loja, nga toksiciteti atje, nga njerëzit që gjithë kohën ishin në sulm. Nuk jam tëhequr nga loja, jam tërhequr nga debatet. 10 ditët e fudnit u qetësova edhe me Luizin dhe fillova ta falja pak nga pak brenda vetes sime. Thjesht zgjodha të mos jem pjesë e sherreve.

U demoralizova shumë nga situatat që po ndodhnin aty brenda. Po merrnin vëmendje vetëm gjërat negative.

Elona Duro e ngacmoi Tean për Enin, me të cili ish-konkurrentja krijoi afrimitet në “BBV”.

“Edhe unë mezi pres ta takoj”, tha Tea pasi gazetarja i tregoi se Eni po e pret ta takojë.

Por, cilët janë katër finalistët, sipas Tea Trifonit?

Luizi është i pari, Armaldo i dyti, Kristi dhe do të doja shumë të shihja Dea Mishelin.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit