E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Balla për Berishën: Po të jetë burrë të nxjerr videot që pretendon se i ka

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, që të nxjerr videot që pretendon se janë aferat seksuale me Charles McGonigal.

Në një deklaratë nga Kuvendi, Balla tha se është e papranueshme që një burrë të krijojë insinuata të tilla.

Keqardhja ime më e madhe është për një pjesë të ashtuquajturën shoqëri civile e cila që ditën e premte duhej të ishte solidarizuar me gratë dhe vajzat socialiste deputete. Është e papranueshme që një burrë që ka fëmijët e vet sa këto vajza dhe gra të krijojë insinuata me pretendime të paqena se gjoja paska video.

Po të jetë burrë videot t’i nxjerrë se thotë që videot nuk i nxjerr. Prandaj në këto kushte në emër të grupit parlamentar i propozoj kuvendit ndërprerjen e seancës dhe do ti drejtohemi sipas rregullores për marrjen e masave të tjera ndëshkimore. Ne do ta rikthejmë kuvendin ë normalitet. Hallin e Berishës me drejtësinë nuk e zgjidh dot as bilbili as koka e bilbilit”, u shpreh Balla./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit