E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Berisha flet pas seancës: Reagimi kolektiv i zonjave socialiste ishte si miza pas veshit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas daljes nga Kuvendi. Ai ka folur për reagimin e deputeteve të Partisë Socialiste dhe tha se nuk duhet ta kishin bërë.

Sipas tij reagimi i socialisteve ishte si “miza pas veshit”, por shtoi se të gjitha ato që ka thënë janë të vërteta dhe se çdo provë do t’i vihej në dispozicion drejtësisë.

Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal kishte bindur zonjat e PS-së në parlament se akuzat e mia dhe se skandali McGionigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera, aksesore në pabet dhe klubet e Tiranës. Po kishte turp më të madh se sa të protestonin për deklarata unë i kam bërë në konferencë shtypi, takim me gazetarë dhe të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar. Unë ua thashë në parlament. Çdo të dhënë unë do të ua dorëzoj komisioneve hetimore parlamentar këtu e në SHBA.

Në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar ndonjëherë në FB, asnjë video apo foto të karakterit erotik sepse unë nuk merrem me to. Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja, më bën mua të hetoj edhe tre herë më shumë në çdo drejtim. Tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste ishte miza pas veshit. Atëherë unë do të hetoj edhe dhjetë herë më shumë për ti shkuar deri në fund edhe kësaj piste, krejtësisht tretësore”, tha Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit