E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Berisha: Protesta e radhës do të zhvillohet para Kuvendit ditën e enjte

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar se ditën e enjte do të jetë protesta e radhës e opozitës për atë që opozita e quan skandali Rama-McGonigal.

Në fjalën e tij për mediat jashtë selisë blu, Berisha tha se protesta e radhës do të mbahet ditën e enjte para Kuvendit. Po ashtu ai ka falenderuar qytetarët shqiptarë të cilët iu përgjigjën sot thirrjes së opozitës dhe mbushën sheshin para Kuvendit.

Do ketë protestë të fuqishme ditën e enjte para parlamentit. Nderimin më të madh për ata që ishin aty dhe bashkuan zërin me deputetët e tyre kundër regjimit. Ishte një moment jashtëzakonisht i veçantë i revolucionit sot”, deklaroi Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit