Policia e Kurbinit ka arritur ditën e sotme të gjejë një 17-vjeçari i cili dyshohet se rreth orës 12:20 pas një konflikti të çastit në ambientet e gjimnazit ka plagosur me armë zjarri në këmbë një tjetër adoleshent.
Mësohet se i riu me iniciale A. Gj. ka qëlluar me armë 15-vjeçarin L. Rr., i cili më pas është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arratisur.
Megjithatë adoleshenti është gjetur pas kontrolleve të ushtruara nga autoritetet policore brenda një banese të braktisur në Kurbin, ndërsa Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/ Lokalizohet në një banesë të braktisur, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari që dyshohet se plagosi me armë zjarri, një 15-vjeçar.
Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /btvnews.al