Kryeministri Edi Rama nga konferenca me homologun e tij nga Bavaria, ka komentuar protestën e opozitës. Ai tha se nuk flet kurrë në prani të të huajve për problemet e brendshme, por shtoi se opozita është në të drejtën e saj për të protestuar.
Kryeministri tha ndër të tjera se jemi në një vend demokratik dhe secili ka qasjen e tij për revolucion.
“Ka shumë gjëra që mjafton të duam por do na duhet shumë kohë të arrijmë ti bëjmë por ka dhe gjëra të tjera që mjaftojmë t’i duam dhe mund t’i bëjmë. Gjermanët kur flasin në gjuhë të huaj ose në prani të të huajve nuk merren me njëri tjetrin.
Kjo është temë e brendshme, kryeministri ka ardhur këtu për marrëdhëniet me Shqipërinë që janë historike. Kështu që, gjërat për të cilat ne flasin janë të interesit të përbashkët, se ça ka këtu brenda midis nesh nuk i takon kësaj konference. Në prani të miqve të huaj nuk flas kurrë për probleme që ne i trajtojmë këtu shqip me njëri-tjetrin.
Jemi në një vend demokratik, secili ka qasjen e tij për revolucionin. Ne me kryeministrin folëm për revolucionin digjital, opozita ka një tjetër revolucion të vet në mendje, është e drejta e saj”, tha kreu i qeverisë./btvnews.al