E enjte, 28 Nëntor, 2024

TABELA – Mësoni si do jetë moti për sot dhe për ditët në vijim

Për sot dhe ditët në vijim, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë depërtimit të Anticiklonit të Azoreve deri në europën qëndrore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ky depërtim i rrallë për periudhën që ndodhemi; do të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm por gjithashtu rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës kjo për shkak të masave ajrore më të ngrohta.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim nga kuadrati I veriut mesatare me shpejtësi 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina hera-herës e fortë dhe shpejtësi deri në 10-14m/s./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit