E mërkurë, 8 Janar, 2025

Terrorizohet Saranda, disa kilogram tritol rrafshojnë hotelin 3-katësh dhe dëmtojnë ndërtesa të tjera

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në Sarandë, ku është hedhur në erë me eksploziv një hotel tre katësh, që ndodhej në bulevardin kryesor të qytetit. Sipas dëshmitarëve, shpërthimi i fuqishëm që ndodhi rreth orës 05:54, nuk kish ndodhur në këto përmasa prej 30 vitesh, duke rrafshuar objektin dhe duke dëmtuar biznese dhe ndërtesa të tjera.

Policia ka ngritur një grup hetimor teksa nga informacionet paraprake dyshohet se për hotelin, i cili nuk ishte funksional gjatë kësaj periudhe, por vetëm në sezonin veror mund të jetë hedhur në erë, mund të jenë përdorur disa kilogramë tritol.

Hoteli ka qenë në pronësi të shtetasve Spiro Çabiri dhe Vangjel Shtuka, por objekt procesesh gjyqësore. Biznesi ishte hotel dhe piceri i regjistruar me emrin “Bizanti”.

Terrorizohet Saranda, disa kilogram tritol rrafshojnë hotelin 3-katësh.

Policia e Sarandës ka dhënë detaje për shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm që tronditi qytetin bregdetar.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 05:55, në lagjen nr.1, Sarandë, në një hotel dy-katësh i ndërtuar që prej vitit 1996, në pronësi të shtetasve S. Ç., dhe E. Dh., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ndërtesa është rrëzuar dhe janë shkaktuar dëmtime të fasadave të objekteve në afërsi të objektit të rrëzuar. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ëve.

Terrorizohet Saranda, disa kilogram tritol rrafshojnë hotelin 3-katësh

Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se prej vitit 2002, dy bashkëpronarët janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit