Banorët e zonave rurale të cilët kanë kultivuar vreshta hardhie kanë nisur nga puna për krasitjen e tyre. Moti i mirë me diell i ka favorizuar ata në këtë periudhë për të kryer një proces kaq të rëndësishëm për hardhinë.
Një ndër ta është edhe Nertil Bebja nga fshati Fullqet i Bashkisë Klos. Nertili bashkë me nën e tij kanë nisur punën për t’i bërë këtë shërbim të domosdoshëm hardhisë që ka kultivuar në një sipërfaqe prej 5 mijë metra katrorë.
Nertili tregon se fillimisht ka patur mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, ndërsa në vitet pasuese nuk ka kërkuar pasi ka arritur ta shesë gjithë prodhimin. Hardhia është mbuluar nga një lloj kërpudhe që i pas Nertilit favorizohet nga lagështia që krijon lumi i Matit pasi ndodhet ngjitur vreshtit.
Por kjo nuk e ka penguar atë të marrë prodhimin maksimal pasi është kujdesur që ta heqë dhe t’i bëjë spërkatje dimërore çdo rrënje hardhie./btvnews.al