Luizi dhe Kiara janë bashkuar sërish. Sapo ‘Big Brother’ vendosi që ta lironte atë nga ‘burgu’, bashkë me banorët e tjerë ai shkoi tek dhoma e gjumit dhe kërkoi Kiarën.
Ajo sapo kuptoi që Luizi ishte liruar shkoi dhe e përqafoi dhe më pas e puthi. Ndonëse ishin të ndarë vetëm për dy ditë, ata të dy e kishin ndjerë shumë mungesën e njëri-tjetrit.
Ky i fundit gjithashtu takoi edhe banorin e ri Beatin, ndërsa Ermionës nuk i foli fare ndonëse ajo ndodhej dy metra më tutje, duke pirë kafe me Bledin.
Edhe banorët e tjerë u pritën me përqafime. Keisi dhe Valbona kishin ndjerë shumë mungesën e Maestros./btvnews.al