E hënë, 2 Dhjetor, 2024

VIDEO – Protesta e opozitës për McGonigal në sytë e qytetarëve të Bulqizës

Partitë opozitare zhvilluan të shtunën protestë në Tiranë ku kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama për skandalin e ish agjentit të FBI McGonigal.

Organizatorët e protestës kishin paralajmëruar se ajo nuk do të ndalej deri në rrëzimin e qeverisë, duke lënë të kuptohet se mund të kalonte në mosbindje civile. Por protesta e së shtunës u mbyll me incidente të vogla.

Në lidhje me këtë protestë ne ju drejtuam opinionit qytetar të cilët shprehën mendimet e tyre në lidhje me këtë aksion të opozitës.

Disa prej tyre e quajnë të drejtë e të tjerë, i shmangen përgjigjes. Aksioni opozitar me protestë është vazhduar këtë të hënë ku që nga ora 17:00 protestuesit janë mbledhur para godinës së parlamentit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit