Dhjetëra banorë të rrethit të Bulqizës përfshi edhe fëmijë kanë ndezur qirinj në qendër të qytetit të Bulqizës.
Edhe pse në temperatura në minus zero gradë, nuk kanë munguar edhe fëmijët të cilët kanë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi me dhimbje dhe lutje për viktimat e tragjetisë së rëndë të termetit në Tuqi dhe Siri.
Gjatë ditës së sotme edhe Bashkia Bulqizë ka ulur flamurin në gjysmë shtizë në shenjë solidariteti!
Ndezje qirinjsh në shenjë solidariteti për viktimat e tërmetit janë bërë edhe gjate ditës nga fëmijët në të gjitha shkollat e rrethit./btvnews.al