Do të vriste të dashurin e ish-gruas, dënohet me burg shqiptari
Dënohet me burg një shqiptar nga Kosova në Gjermani, pasi tentoi të vrasë të dashurin e ish-gruas. Ai u dënua me katër vjet e nëntë muaj burgim, nga Gjykata e Kiel-it në Gjermani.
45-vjeçari akuzohet për vrasje në tentativë, vepër kjo që e kishte bërë më 9 shtator të vitit 2021.
Mehmet K, e kishte plagosur të dashurin e ish-gruas së tij, shkruan RTL. Prokuroria kishte kërkuar që kosovari të dënohet me shtatë vjet e jashtë muaj burgim, kurse bashkëpaditësit kishin kërkuar që ai të dënohet me tetë vjet burgim.
Në ditën kritike burri nga Kosova kishte hyrë në ndërtesën ku banon ish-gruaja e tij dhe i dashuri i saj. 45-vjeçari ishte fshehur në korridor dhe u përlesh së pari me të. Më pas kosovari e nxori armën dhe ia drejtoi në kokë. Viktima ishte munduar që të mbrohej, por autori e kishte shkrepur armën duke e plagosur në dorë dhe këmbë, 23-vjeçarin.
Mehmet K, kishte deklaruar se dëshironte që me anë të saj ta paralajmëronte ish-gruan e tij. Kosovari po ashtu akuzohet se e kishte kidnapuar kohë më parë djalin e ish-gruas së tij, të cilin edhe e kishte rrahur. /btvnews.al