Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim.
I riu i kishte marrë automjetin një shtetasi dhe nuk ia kishte kthyer më.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim S. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi përmes mashtrimit, i ka marrë një shtetasi, automjetin dhe nuk ia ka kthyer më.”, njoftoi policia. /btvnews.al