Pas eliminimit nga Kupa e Francës, PSG zhgënjen edhe në kampionat. Parizienët u mundën 3-1 në fushën e Monakos. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.
Skuadra nga principata gjeti menjëherë avantazhin që në minutën e katërt me Golovin, ndërsa 2 golat e tjerë i shënoi Beni Jeder.
Me këtë humbje, PSG mban kryesimin e renditjes duke shkurtuar në 7 pikë distancën me Monakon e vendit të dytë. /btvnews.al