E hënë, 2 Dhjetor, 2024

“Rama largohet vetëm me revolucion” , Berisha: Është porositësi për vrasjen e opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar sërish Kryeministrin Edi Rama.

Berisha nga mbledhja e Kryesisë tha se Rama është porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion

“McGonigal, që vazhdon të jetë kryefjalë e medieve botërore, është në burg, kurse porositësi i vrasjes me pagesë të opozitës shqiptare, është në pushtet.
Cilido që mendon se ky porositës i krimit më të shëmtuar ndaj demokracisë dhe pluralizmit, asgjësimit të pluralizmit de facto, largohet me votën e lirë, gabon. Është iluziv, gënjen veten. Kjo është e vërteta.

Ky porositës i vrasjes së opozitës largohet vetëm me revolucion. Sepse, Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, ka degraduar në shkallën më ekstreme. Në Europë është narkoshteti i parë dhe i vetëm. Do të thotë se vendos mafia e drogës.

Shqipëria është vendi i qytetarëve, që vidhen në mënyrën më monstruoze. 4.5 milionë euro po ndërtohet autostrada Kakavijë-Janinë, 22 milionë euro po ndërtohet autostrada Limuth-Rrogozhinë. A munden shqiptarët të pranojnë një gjë të tillë?
Marrim vetëm këto krahasime. Kurse rrugët anësore të autostradës Lekaj-Tepelenë shkojnë 7.1 milionë dollarë për kilometër. 320 milionë së bashku”, u shpreh Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit