Për ditën e sotme nuk priten reshje në shumicën e qarqeve. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ngricat si pasojë e temperaturave të ulëta mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 4 deri në 13 °C, në vendet e ulëta nga 0 deri në 13 °C dhe në vendet malore nga -3 deri në 7 °C.
Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare paradite, ndërsa më vonë pritet të jetë e lehtë./btvnews.al