Një tërmet i fuqishëm është regjistruar sot në Rumani me magnitudë 5.7, ndërsa është pasuar nga lëkundje të tjera. Tërmeti i parë u regjistrua në orën lokale 15:16, 5 km larg qytetit të Tismanës.
Ndërkohë pas tij pati edhe një tjetër tërmet me magnitudë 3.5.
Kujtojmë se pak ditë më parë një tërmet i fuqishëm u regjistrua në Turqi dhe Siri. Ndërkohë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, kryesisht në Prishtinë. /btvnews.al