Të tjera mrekulli vijnë nga rrënojat e tërmetit në Turqi. Një 9-vjeçar, Semih Ince shpëtoi nga rrënojat në Gaziantep të Turqise pas 156 orësh.
Ai pasi u shpëtua, foli me kamer me Muslera-n, portierin e Galatasaray-t, të cilin ai e admiron dhe i kërkoi fanellën. Muslera i premtoi se do i dërgonte menjëherë fanellën që vogëlushi ta vishte.
9-vjeçari: Dua fanellën tënde.
Muslera: Po e dërgoj menjëherë. Semih, të uroj shërim sa më të shpejtë. Si ndihesh, kush jam unë? Cilën skuadër mbështet?
9-vjeçari: Ti je Muslera. Unë jam me Galatasaray.
Muslera: Mashallah Semih./btvnews.al
Gaziantep’de enkazdan çıkarılan 8 yaşındaki Semih İnce, Fernando Muslera ile telefonda görüştü.
Fernando Muslera, kendisi ile Türkçe konuşarak forma sözü verdi. pic.twitter.com/9gPKjO8otE
— WhiteVivor (@Whitevivor) February 13, 2023