Njeriu që ndikoi në rrëzimin e Albin Kurtit, Richard Grenell, rishfaqet në Ballkan si mik i serbëve. Aleksandër Vuçiç, ka vendosur të dekorojë ish-emisarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor me “Urdhrin e Flamurit Serb”.
Vuçiç do ti japë diplomatit amerikan medaljen e meritave për “forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, bën me dije media pranë regjimit të Beogradit “Novosti”.
Do të jetë hera e parë që një amerikan nderohet me medalje presidenciale serbe. Para tij, me “Urdhrin e Flamurit Serb” ishin nderuar kryesisht rusë si, Sergei Shoigu, Sergei Lavrov, Vitaly Churkin e të tjerë, ndërsa i fundit ishte lideri i Frontit Demokratik në Malin e Zi, Andrija Mandiç, nenvizon Albanian Post.
Grenell ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe më pas përfaqësues për Ballkanin Perëndimor. Ai u angazhua në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në kohën kur Albin Kurti udhëhiqte me qeverinë e tij të parë dhe u përfsvi në përmbysjen e sqj me ndihmën e ish presidentit Thaçi dhe ish liderëve të LDK Mustafa e Hoti.