E diel, 24 Nëntor, 2024

Berlusconi merr pafajësi, akuzohej se korruptoi dëshmitarët për gjyqin me 17-vjeçaren që akuzohet se e pagoi për…

Ish-kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë Forca Italia, Silvio Berlusconi, është liruar nga akuzat për ryshfet ndaj dëshmitarëve, ku akuzohej se kishte paguar për të pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Mediat vendase bëjnë me dije se Berlusconi u lirua nga akuzat, pavarëisht se prokurorët kishin kërkuar që Berlusconi të dënohej me 6 vite burg.

Ai akuzohej se u kishte dhënë ryshfet 24 miqve të ftuar në festat e tij, vetëm që ata të jepnin dëshmi të rreme për një gjyq që zhvillohej kundër tij, ku ai akuzohej se kishte paguar para për marrëdhënien seksuale me një balerinë 17-vjeçare.

Sipas argumentimit të gjykatës, ai u shpall i pafajshëm për “prostitucionin ndaj të miturve” për shkak të mungesës së provave, ku ai justifikohej se nuk e dinte se po paguante një të mitur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit