E diel, 24 Nëntor, 2024

Bllokuan foltoren, Berisha dhe deputetët përjashtohen sërish dhjetë ditë nga Kuvendi

Komisioni i Etikës ka përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare kryedemokratin Sali Berisha dhe deputetin Flamur Noka, ndërsa për Belind Këlliçin dhe Edi Palokën është marrë vendimi të përjashtohen vetëm me pesë ditë.

Ky vendim erdhi pasi seancën e kaluar plenare Berisha dhe deputetët e tij bllokuan herë pas here foltoren e Kuvendit dhe nuk lejonin kolegët e mazhoracnës të mbanin fjalën e tyre.

Ditë e sotme Këlliçi dhe Noka u shprehën se socialistët kërkojmë të pengojnë fjalën e opozitës në Kuvend pasi duan të eliminojnë këtë të fundit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit