Një person i moshës 53-vjeçare dhe i identifikuar me inicialet E.Xh, shtë gjetur i pajetë në një banesë të braktisur në Gjirokastër.
Policia në një njoftim për mediat sqaron se nga të dhënat e para të raportuara nga policia, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
“Më datë 15.02.2023, rreth orës 17:00, njoftohemi se në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, në një objekt të pabanuar, është gjetur i pajetë shtetasi E. Xh., 53 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./btvnews.al