E diel, 24 Nëntor, 2024

“Këto ironi mos i bëj me mua!”, Kiara mërzitet me Luizin dhe debaton me të

Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit ka shumë ulje ngritje. Pas surprizës dhe dedikimit që Luizi i bëri mbrëmë Kiarës, duket se debatet mes tyre nuk kanë përfunduar.

Dita e sotme nisi me ngacmime mes Luizit dhe Kiarës, kjo pasi këngëtari bëri një ironi me të dhe kjo gjë e mërziti.

Por Luizi e sqaroi se nuk ishte ironi, por shaka. Pavarësisht kësaj Kiara nuk u qetësua dhe tha se ishte ironi dhe ia bëri të qartë që nëse ajo situatë do të ndodhte jashtë shtëpisë, ajo nuk do ja hapte më telefonin.

Raporti i tyre herë është i ngrohtë, e herë të tjera bëhet i ndërlikuar. Dhe kjo, për shkak të ngacmimeve të vogla, që Kiara nuk i “toleron”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit