Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë ku protagonist është një shqiptar. Mediat vendase bëjnë me dije se një shqiptar ka rënë në pranga, pasi ka vrarë një person me thikë pas një konflikti të çastit.
Më tej bëhet me dije se shkak për konfliktin, dyshohet të jetë bërë një diskutim për çështjet fetare.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesnatën e 14 shkurtit, Ka qenë një fqinj i viktimës që ka njoftuar policinë për krimin e 30-vjeçari.
Në trupin e viktimës janë konstatuar plagë në krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu nga ekzaminimi bëhet me dije se ka marrë një plagë të madhe në pjesën e pasme të kafkës./btvnews.al