E diel, 24 Nëntor, 2024

Mirela Kumbaro uron Shën Valentinin me Kullën e Sahatit pa kulla, komentuesit e diskreditojnë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka uruar 14 shkurtin, ditën e Shën Valentinit me një foto të Kullës së Sahatit, pa kullat që i kanë marrë frymën prej 5 vitesh.

Në një postim të sajin në rrjetet sociale, Kumbaro ka vënë një foto për të cilën fotografi duhet të jetë mundur shumë, duke e kapur nga poshtë, me fokus nga Biblioteka Kombëtare, e vetmja anë që ka mbetur pa u rrethuar nga kullat që janë vetëm 3 metra larg monumenti të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Mirela Kumbaro si Erjon Veliaj, uron Shën Valentinin me Kullën e

‘Mirmëngjes me dashuri nga Tirana’, shkruan Kumbaro në Facebook, duke sjellë fotot e kullës pa kulla, të rrethuar me zemrat kineze me helium, që rivihen prej disa vitesh në muret e monumentit, çdo 14 shkurt.

Por komentuesit nuk ia kanë përtuar, duke iu përgjigur me foton reale: një monument që ia ka zënë frymën betoni, në juglindje. Njëra shkruan me ironi: “E vjetër foto që keni publikuar”, duke nxjerrë foton e kullës me kulla.

Para saj këtë veprim e ka bërë rëndom kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj, që përmes PR të institucionit që ka dhënë lejet pë kullat, poston foto të kullës së Sahatit pa kulla.

Mirela Kumbaro si Erjon Veliaj, uron Shën Valentinin me Kullën e

Artikuj te ngjashem

Me te fundit