Në pranga është vendosur shtetasi Dh.R. banues në Tiranë.
Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, 68-vjeçari përplasi një shtetase rreth 30 vjeçe, ende e paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, e reja ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30–35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al