Brazili ka zgjedhur trajnerin e ri. Ramon Menezez është trajneri i ri i kombëtares braziliane. Ai në këtë post zëvendëson Titen, i cili u largua pas rezultateve jo të kënaqshme në Botërorin e Katarit.
Më herët, Menezes ka qenë trajner i Brazilit U20, skuadër me të cilën fitoi Kampionatin U20 të Amerikës së Jugut.
“Ramon Menezes meriton një konsideratë të veçantë. Ai është një trajner me potencial të madh. Ne duam gjithnjë e më shumë njerëz me ide të reja dhe të guximshme në ekipet kombëtare.
Ai ka siguruar rezultate të shkëlqyera dhe ka arritur të bëjë që skuadra të luajë në mënyrë moderne, në përputhje me karakteristikat e futbollit tonë”, u shpreh presidenti i Federatës./btvnews.al