Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot kryesisht të kthjellët, vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtarë përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2 ballë.
Në fushën termike parashikohet të kemi rritje në të dyja vlerat, temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -3 deri në 13°C, në zonat e ulëta nga -2 deri në 18°C, në zonat bregdetare nga 3 deri në 18°C./btvnews.al