E hënë, 25 Nëntor, 2024

U fut në zyrën e arkëtarit dhe i mori çantën me forcë, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar nga Dimali është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli.

Në pranga ka rënë Andi Vrapi, i cili ka hyrë me forcë në zyrën e arkëtarit dhe duke e kanosur me fjalë, i ka kërkuar atij vlera monetare dhe i ka marrë me forcë çantën e dorës, të cilën pasi e ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur vlera monetare e ka hedhur dhe ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin 31 vjeçarin, banues në Kutalli, Dimal, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit