E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO – Aksidenti tragjik në Gjoricë, autoritetet nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje për të rritur sigurinë e aksit

Ky është vendi në të cilin në ditët e para të muajit Janar humbën jetën 3 persona si rezultat i një aksidenti tragjik pas përplasjes së një automjeti që po dilte nga fshati Gjoricë me një tjetër mjet që po vinte nga Maqellara në drejtim të Bulqizës.

Por edhe pse këtu humbën jetën 3 anëtarë të së njëjtës familjeje, nuk është marrë asnjë masë për të parandaluar tragjedi të tilla.

Siç duket nga pamjet të dyja rrugët hyrëse nga fshati Gjoricë në rrugën e Arbrit nuk kanë sinjalistikën e nevojshme apo element të tjerë të sigurisë. Drejtuesit e mjeteve i kërkojnë autoriteteve që të ndërhyjnë sa nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi tjetër.

Mbrëmjen e 4 Janarit 3 anëtarë të një familjeje humbën jetën tragjikisht në këtë rrugë pasi mjeti i tyre që po dilte nga Gjorica u përplas me një mjet tip benz që vinte nga Maqellara. Po ashtu nga aksidenti i rëndë mbetën të plagosur edhe katër persona./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit