E shtunë, 23 Nëntor, 2024

VIDEO – Bordet e Transparencës për karburantin dhe ushqimet, qytetarët kërkojnë shkrirjen e tyre

Prej një viti në vendin tonë janë ngritur dy borde që monitorojnë çmimet e hidrokarbureve dhe ato të ushqimeve të konsumit të përditshëm.

Qytetarët mendojnë se këto borde nuk e reflektojnë çmimin sipas tregut ndërkombëtarë, por i lënë ato më të larta se në vendet e rajonit.

Banorët e Maqellarës në Dibër marrin si shembull shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku sipas tyre çmimet e produkteve vbazike janë më të ulta e po ashtu edhe të karburanteve edhe pse atje nuk nxirret naftë si në vendin tonë.

Banorët shprehen se këto dy borde duhet të pushojnë funksionuara sa nuk kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së tyre nga viti i kaluar.

Ndërkohë këtë të Mërkurë Bordi i Hidrokarbureve vendosi që të rrisë çmimin e naftës me pakicë duke e bërë nga 190 në 195 lekë për litër, i benzinës 189 lekë për litër dhe i gazit 80 lekë për litër./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit