DASHI- Nëse doni që gjërat në jetën tuaj në çift të ecin mirë dhe të kenë akoma më shumë përmirësime mundohuni që sot të përkujdeseni me tepër për atë që keni në krah. Mos ngurroni të bëni edhe ndonjë surprizë të këndshme.
DEMI– Jeta juaj në çift do vazhdojë të jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Do kaloni momente sensuale me partnerin dhe do e ndieni se ende ndjenjat për njeri-tjetrin janë të forta. Maturia është gjithmonë e mirë.
BINJAKËT- Yjet do favorizojnë qetësinë, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin sot për të gjithë juve që jeni në një lidhje. Ju do jeni ata që do hidhni hapat e parë edhe për ndonjë moment me romantik. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë.
GAFORRJA– Ditë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do merreni vesh për mrekulli me atë që keni në krah dhe shumë do ju kenë zili. Financat do jenë goxha më të mira nga më parë.
LUANI– Jeta në çift në tërësi do jetë e qëndrueshme, përveç disa momenteve kur mund ta ngrini pak me shumë zërin për gjëra që nuk do ju pëlqejnë. Beqarët më në fund do i konkretizojnë ëndrrat e tyre.
VIRGJËRESHA– Asgjë nuk do ecë mirë sot për juve që jeni në një lidhje. Do keni shpesh luhatje humori dhe do thoni gjëra vërtet shumë të gabuara. Beqarët më mirë të mos tentojnë sot të joshin e të mundohen ta ndryshojnë statusin sepse do lëndohen shpejt.
PESHORJA– Jeta juaj në çift do konsolidohet tej mase sot. Si ju ashtu edhe partneri do kontribuoni njëkohësisht për të mirën e marrëdhënies që keni ndërtuar. Beqarët vërtet do e gjejnë personin për te cilin do ju rrahë zemra fort.
AKREPI– Do e mbroni gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe për këtë do jeni gati të luftoni edhe me disa familjare. Financat do përkeqësohen goxha për shkak të pamaturisë që ju do tregoni.
SHIGJETARI– Yjet do i keni gjithë kohës pranë sot dhe ato nuk do lejojnë që t’iu ndodhin gjëra të këqija në jetën në çift. Shpenzimet kryejini me maturi dhe përkujdes pasi vetëm kështu do arrini ta mbani gjendjen të qëndrueshme.
BRICJAPI– Rrethanat do bëjnë që të keni edhe debate me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Kjo do ju lëndojë shpirtërisht dhe shpesh do mbylleni në vetvete e do qani. Nuk priten probleme.
UJORI– Ditë shumë qetë dhe pa asgjë të jashtëzakonshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nëse me financat tregoheni të pakujdesshëm e të pamatur do keni tronditje të forta shumë shpejt.
PESHQIT– Sot do i shprehni me lehtësisht ndjenjat ju që jeni në një lidhje dhe kjo gjë do nxitë përmirësimin e marrëdhënies që keni ndërtuar. Gjendja financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por do keni mjaftueshëm para sa për t’ia dalë mbanë./btvnews.al