E premte, 29 Nëntor, 2024

Akuzohej se kishte kultivuar 187 bimë kanabisi në Macukull, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Dibrës ka vënë një pranga një 21-vjeçar nga Kruja. Sipas një njoftimi për mediat nga policia, sqarohet se në pranga ka rënë 21-vjeçari me iniciale A.N., i cili ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për kultivimin e 187 bimëve kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull të Matit.

Për këtë person, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2021, por prej asaj kohe ka qenë në kërkim.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Macukulli”. Kapet dhe ndalohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim, i akuzuar për kultivimin e 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në Mat. 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, mbështetur dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirë organizuar, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Macukulli”, në kuadër të të cilit, në Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. N., 21 vjeç, banues në Krujë. 

Këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kultivuar 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Macukull, Mat, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia,  në vitin 2021. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit