E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Do ketë rritje të temperaturave, si parashikohet moti për ditën e sotme

Vendi ynë ditën e sotme do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat parashikohen të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi-veriperëndimi  me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i ulët i  forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -1 deri në 14°C, në zonat e ulëta nga -2 deri në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 6 deri në 19°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit