E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Flamur Noka i bashkohet protestuesve: S’mund të ndalosh një popull të lirë!

Deputeti Flamur Noka, teksa i është bashkuar protestës u shpreh se shqiptarët nuk mund të pranojnë një kryeministër të korruptuar. Gjithashtu theksoi se çdo përpjekje e Ramës dhe kukullave të tij s’mund të ndalë revolucionin.

“Ne përfaqësuesit tuaj u ndaluam për të disatën herë për t’ju përfaqësuar. Edi Rama sot dhe gjithë këto ditë ka treguar se është në panik të tmerrshme. Ai i di mëkatet e tij ndaj paniku nuk e shpëton dot. Ai mendon se duke e kthyer paramentnin në një burg ku ruhet me roje për të mos lejuar deputetët mendon se do t’ja hedhë. I ka bërë llogaritë gabim. Edi Rama është i pashpresës, qytetarët nuk mund ta pranojnë për kryeministër, MCgonigal, e ka vendin në burg edhe Rama. Shqiptarët e lirë nuk mund të pranojnë një kryeministër që nuk ka punuar për këtë vend, por për të zhdukur opozitën. Ai është kapur në korrupsion dhe shqiptarët s’mund të pranojnë një kryeministër të korruptuar. Ti duhet të largohesh ose do të të largojmë. Edi Rama është sot i pashpresë. Ai është futur në strofullën e tij në Surrel dhe qëkur ka dalë në dritë skandali McGonigal nuk e ka nxjerrë kokën nga bunker. Vrulli i njerëzve të lirë do të të fshijë nga ajo karrige dhe as ai bunkeri yt do të të mbrojë dot. T’i jo vetëm do të ikësh, por do t’i japësh shqiptarëve llogari për gjëmën që po bën”, tha Noka./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit