Pas një seance maratonë që zgjati më shumë se 6 orë, maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Nikolla, e cila nuk ishte në krye të seancës së sotme mbajti një fjalë dhe mbrojti veten duke thënëse ka zbatuar vetëm ligjin dhe rregulloren.
Deputetët pasi e dëgjuan votuan kundër shkarkimit të saj. Propozimi i opozitës për shkarkimin e Nikollës ka marrë 78 vota kundër, duke bërë që ajo të vijojë të qëndrojë në atë pozicion.
Vetëm 3 deputetë votuan pro shkarkimit të saj, por ata ishin nga opozita. Kujtojmë se opozita kërkoi shkarkimin e Nikollës për shkak të tensioneve të javëve të fundit në Kuvend dhe përjashtimit të disa deputetëve të opozitës nga seancat plenare./btvnews.al