Një shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali pasi është kapur me 500 gram kokainë në makinë. Mediat vendase bëjnë me dije se ai është ndaluar në një kontroll rutinë nga policia, por pasi ka shfaqur nervozitet.
27-vjeçari shqiptar ishte pa precedentë të mëparshëm penal, ndaj dhe policia nuk dyshoi në fillim për të. Por nga kontrolli i imtësishëm në mjetin e tij u zbulua rreth gjysmë kilogrami kokainë.
Drogën e kishte fshehur në një ndarje brenda mbushjes së një sediljeje dhe sipas karabinierëve ishte e një cilësie të lartë.
Shqiptari është dërguar në burgun Capannea dhe do pres vendimin e gjykatës, ndërsa policia sqaron se nëse droga do hidhej në treg do kpate vlerën e rreth 120 mijë Eurove./btvnews.al