Një tjetër mrekulli vjen nga zonat e shkatërruara nga tërmeti në Turqi. Një vajzë adoleshente është shpëtuar 248 orë nën rrënoja.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar dhe pamjet e shpëtimit të vajzës së re, e cila është identifikuar si Aleyna Olmez dhe kishte mbetur nën rrënojat në Kahramanmaraş.
Xhaxhai i saj i përlotur u tha shpëtimtarëve “nuk do t’ju harrojmë kurrë”, ndërsa i përqafoi një nga një.
Aleyna mbijetoi, e plagosur dhe në kushte të motit të ftohtë, për 10 ditë. Më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Sirinë fqinje nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë. Asnjë vend nuk ka treguar se sa njerëz janë ende të zhdukur./btvnews.al