E hënë, 17 Shkurt, 2025

Ndahet nga jeta babai i Ronaldo Sharkës, vuante nga një sëmundje e rëndë

Babai i moderatorit të njohur Ronaldo Sharka është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pas një beteje të vështirë me sëmundjen e kancerit.

Lajmi është bërë me dije nga veta Ronaldo nëpërmjet një postimi në InstaStory. Gazetari postoi foton ku mbante dorën e të atit.

“Pusho i qetë në botën tjetër bab”, shkroi krahas fotos ish-banori i “Big Brother VIP”. Kujtojmë se pak javë më parë, babai i Ronaldos surprizoi të birin gjatë eksperiencës së tij në Big Brother Vip. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit