E diel, 19 Janar, 2025

“Rama, kastravec që kërkon të marrë vulën e PD”, Meta: Qytetarët të protestojnë çdo ditë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në protestën para parlamentit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin çdo ditë në mbështetje të deputetëve të vërtetë të Parlamentit.

Meta e konsideroi Ramën si një “kastravec” që kërkon të marrë vulën e PD. Ndërsa teksa iu referua protestës kombëtare më 3 mars, kreu i PL-së tha se do të “shpërthejnë mimozat”.

Fjala e Ilir Metës:

Dje BE ndërmori një akt tjetër për ta kthyer Shqipërinë në vendet që monitorohen sa i takon politikave fiskale, sepse Shqipëria synohet të kthehet nga Rama dhe banda e tij në parajsë fiskale për bosët e tij dhe të kthehet në ferr për shqiptarët e ndershëm.

Prandaj bie lindshmëria sepse kanë frikë të rinjtë dhe të rejat të martohen sepse nuk mund të blenë një shtëpi 4 mijë euro metri katror në Tiranë, nuk jetojnë dot me 400 mijë lekë.

Për këto të vërteta ka frikë ai që ka braktisur parlamentin. Ai që nuk do të bjerë në nivelin e opozitës që nuk ka lënë fyerje ndaj zonjave, grave deputete.

Mirënjohjen më të thellë, të gjithë çdo ditë këtu. Solidaritet me të gjithë deputetët e vërtetë, me PD sepse nuk kemi në diskutimin çështjen e PD, sepse atë e kanë zgjidhur demokratët vetë në mënyrën me evropiane. Këtu kemi një kastravec që kërkon të provokojë shqiptarët në ndjenjën njerëzor dhe kombëtar. Ne pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë, sepse pluralizmi politik është shtylla e demokracisë dhe garancia për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

Një kastravec që kërkon të marrë vulën e një partie! pa asnjë diskutim mendoni çfarë bën ky kastravec me hipotekat e banesave të qytetareve.

Prandaj të gjithë në këmbë kundër regjimi, të pashpirte dhe anti njerëzor. Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe socialistët e ndershëm, që ky ia rrëmbeu vlerat partisë do ti tregojnë vendin atij në zgjedhjet më të shpejta. Koha po ndryshon, pranvera po vjen më 3 mars që mimozat do të shpërthejnë”.

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit