E martë, 22 Prill, 2025

‘Tomy&Jerry’/ Luizi i punoi mbrëmë rrengun epik Maestros, që të dalë sërish i preferuari i publikut

Mbrëmja në ‘Big Brother VIP Albania’ nuk ishte e qetë. Shkak u bë loja e Luizit për Armaldon dhe reagimi i fortë i këtij të fundit. Maestro qëndroi gjithë natën pa gjumë, pasi Luizi i bëri të ditur se do t’i bëjë një lojë kur ai të jetë në gjumë. Fillimisht Luizi mendoi t’i bënte një rreng me një zarf të zi, mirëpo kjo u pikas nga Maestro. Ai qëndroi gjithë natën pa gjumë, me frikën e lojës së Luizit. Edhe banorët e tjerë kanë qëndruar pa gjumë, duke qetësuar Maestron.

‘Të rri unë të ruhem gjithë natën’-thotë shpesh herë Maestro.

Në fund, gjatë bisedës së tyre, Luizi i bëri të ditur se të gjithë këtë skenën e ka bërë në mënyrë që Maestro të dalë i preferuari i publikut.

Tani: Me i fut një zarf të zi. Me ken se na japin kopertina në dorë.

Maestro: Më ke tharë gjysmën e trurit. Më ke tallur me emrin 10 herë. Shikoje si tha zarf Amarildo. Do ti kujtoj se më është tharë gjysma e trurit, tani kam dhe gjysmën tjetër. Unë e kam tharë njërën po mu tha dhe tjetra mu errën sytë.

(Banorët mundohen të bëjnë një zarf të zi për Armaldon)

Armaldo: Më thua zarf, më thua hundët me lesh, çdo lloj epiteti që ty të vjen në mendje. Duhet të kuptosh sesi ndihem unë kur më flet kështu.

Luizi: Ti më thua mua Lulush.

Armaldo: Unë të them që të mos më thuash më , nuk ta kam thënë unë i pari. Nga e para erdhi e dyta, nga e dyta e treta, unë e vazhdova që ta pushosh. Unë dua që ti mbyllim këto shaka, në mënyrë që të mos vritemi me fjalët.

Luizi: Je kujtuar vonë. Ti më bëre mua lojë.

Armaldo: Nuk ke pse më thua do ta bëj në gjumë. Mua të më lësh pa gjumë nuk ta pranoj, unë këto lojëra nuk ia bëj njeriu. Me mua mos e bëj humorin.

Luizi: Bëj gjumin e qetë, lojërat që i bëj unë i bëj unë. Nesër ke kohë ta vazhdosh.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit