Katër persona që akuzoheshin se po planifikonin vrasjen e Presidentit të Francës Emmanuel Macron janë dënuar me katër vite burg. Mbi ta rëndonte akuza për komplotonin e vrasjes dhe gjykata në bazë të provave mori vendimin për dënimin e tyre.
Mediat vendase bëjnë me dije se aktakuza bazohej në shkëmbime të shumta të mesazheve telefonike në lidhje me përgatitjen e planit.
Po ashtu bëhet me dije se ky grup që synonte ekzekutimin e Presidentit, u formua përmes Facebook-ut në fillim të vitit 2017. Lideri thuhet se është një burrë rreth të 60-ave, i papunë, dikur anëtar i Frontit Kombëtar të Jean-Marie Le Pen dhe tani Alarm Kombëtar i Marine Le Pen.
Autoritetet u informuan se një grup i ekstremit të djathtë po planifikonte të sulmonte Macron gjatë vizitës së tij në Verdun në nëntor 2018 për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Madje policia kishte arritur deri aty sa të përgjonte telefonat gjatë hetimeve katërvjeçare./btvnews.al